Janë të shumtë personazhet e showbiz-it të cilët zgjedhin të ndihmojnë familjet në nevojë pa bërë publike bamirësitë e tyre.
I tillë është edhe rasti i aktorit të humorit Agron Llakaj, i cili çdo fundvit shkon në vendlindjen e tij Memaliaj dhe paguan borxhet e banorëve. Ky informacion është bërë i ditur sot në emisionin radiofonik “Chaud Patate”.
Llakaj ka rrëfyer i prekur në një nga intervistat e tij se është shumë i lidhur me vendlindjen dhe sa herë që rikthehet ndihet nostalgjik. Pjesë e kauzës së tij të bamirësisë herë pas here bëhet miku dhe ish-portieri i Kombëtares së futbollit, Foto Strakosha, i cili gjithashtu ka lindur në këtë qytet.
Agron Llakaj pritet të rikthehet në ekran këtë të shtunë pasi do të startoj sezoni i ri i “Al Pazar”.