Autorja e emisionit “Përputhen”, Olsa Muhameti ka treguar arsyen e mos largimit nga emisioni të njërit nga protagonistët.
Atdheu nuk u largua nga “Përputhen” pasi puthi Anën 1 dhe e gjithë kjo shkaktoi debate.
Olsa Muhameti, ka treguar arsyen që Atdheu ende vazhdon të jetë pjesë e emisionit. Arsyetimi i saj ishte se ai nuk ka thyer asnjë rregull e ka bërë atë që ka ndjerë dhe puthja lejohet në emision, ka ndodhur live sepse ky është një reality show.
Me gjithë përgjigjjen e autores, në fillimet e këtij emisioni është thënë se në rast se një çifti shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin ata do të dalin çift së bashku por kjo nuk ndodhi. A ka ndodh ndryshim rregullash nga produksioni nuk është bërë e ditur.