Teksa edhe pak ka mbetur nga nisja e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”, detaje të reja po zbulohen nga dita në ditë.
Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë disa nga emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.
Ndërsa së fundmi po qarkullon në rrjet një tjetër emër si anëtar jurie në programin e kërcimit. Sipas ‘Kryefjala.com’, gazetarja dhe opinionistja Dalina Buzi do t’i bashkohet “Dancing With the Stars”, si anëtare jurie, ndërsa nuk ka ende një reagim nga vetë Buzi.
Bora Zemani dihet që do të jetë prezantuese e “Dancing With The Stars” dhe këtë gjë e konfirmoi vetë ajo në një video në Instagram, disa kohë më parë. Mirëpo, është raportuar se edhe Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantues në spektaklin e kërcimit, konkretisht në “Gold Room.”