Ndërsa pritet që së shpejti të startojë, Top Talent, emisioni i parë që do i hapi vend rekurtimeve të reja përmes konkursit në Top Channel për moderator dhe gazetarë tashmë ka lancuar edhe personazhin e parë që do të jetë si anëtar jurie në këtë talent show special.
Bëhet fjalë për Kelvi Kadillin, një prej moderatorëve më të rinj të ekranit, që këtë sezon televiziv u transferua në Top Channel nga INTV për të qenë krah Dojna Memës në emisionin rinor “Pop Culture”.
Por jo vetëm anëtar i jurisë. Kelvi gjithashtu do të jetë edhe moderator i spektaklit.
Top Talent pritet që të fillojë në muajin Korrik, ndërkohë ka zhvilluar edhe audicionet ku ka pritur rreth 550 aplikantë./IMA/