Janë zbuluar ditën e sotme tre prezantueset të cilat do të prezantojnë edicionine 60-të të festivalit europian të këngës, Eurovision 2015. Për këtë edicion janë përzgjedhur tre bukuroshe austriake, të cilat do të mirëpresim flamujt e gjithë Europës në arenën gjigande që do të përgatitet në Vjenë.
Janë tre prezantuese të suksesshme të televizioneve austriake. Mirjam Weichselbraun, Alice Tumler dhe Arabella Kiesbauer janë një treshe që pretendohet të kenë sukses këtë edicion. E para është njëkohësisht edhe një aktore e njohur dhe tejet e suksesshme. Eurovision 2015 do të zhvillohet në muajin maj në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Kjo pas triumfit të këngëtares Conchita Wurst me këngën e saj “Rise like a phoenix” në Kopenhagen. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor oraganizohet Fest 53, ku do të përzgjidhet kënga fituese për të na përfaqësuar në Vjenë.
IMA / S. Dema