Hyrja në “Big Brother VIP Albania” e Granit Canës, ish-futbollistit dhe modelit nga Kosova, mori vëmendje të madhe. Jo vetëm për shkak të pamjes fizike, por gjithashtu u komentua se Graniti është vëllai i moderatores së sportit, Genta Canës dhe njëherësh djali i xhaxhait të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.
Në fakt, në media fillimisht u tha se pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do ishte Loriku. Por, së fundmi burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Loriku nuk ka mundur dot të hyjë për shkak të xhelozisë së gruas. Andaj, ai ka sugjeruar Granitin. Sakaq, vetë Loriku nuk ka folur rreth kësaj teme.
Kujtojmë që Lorik Cana i dha fund beqarisë plot shtatë vite më parë kur u martua me Monica Ercolin. Ata janë prindër të dy fëmijëve, djalit të madh të quajtur Boiken dhe vajzës së vogël, Enkeleida.