Pak nga pak pritjes po i vjen fundi. Mbrëmjen e nesërme programi i shumëpritur Big Brother VIP Albania nis transmetimin dhe përveç Arbana Osmanit si moderatore, produksioni nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër. Flasim këtu për konkurrentët apo opinionistët aq shumë të përfolur nē mediat sociale gjatë këtyre javëve të fundit. Arbana ka treguar se mbrëmjen e nesërme do zbulohen konkurrentët zyrtarisht dhe jo më parë por kurioziteti i madh i ka shtyrë mediat të hulumtojnë dhe të arrijnë tek (disa) emrat pjesëmarrës.
Kështu, një ditë para nisjes së reality-show Dosja.al ka zbardhur të tjerë VIP-a pjesëmarrës. Ilir Shaqiri, Elhaid Cufi, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada janë vetëm disa prej banorëve të shtëpisë që pret të hapë dyert mbrëmjen e 5 tetorit, sipas medias në fjalë. Ndërkohë, emra të tjerë të përfolur në media janë: Paloma, Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri, Sabiani.
Sa i përket opinionistëve së fundmi po përflitet se njëra prej tyre mund të jetë Sara Hoxha. Shkak është bërë jo vetëm prania e saj në mbledhjet dhe provrat e stafit, por edhe disa postime të Lorit dhe Arbanës të cilat e cilësojnë Sarën si “opinioniste të Big Brother VIP”. (KLIKO) Megjithatë, gjithë kurioziteti do shuhet mbrëmjen e nesërme me nisjen e transmetimit të spektaklit nē orën 21:00 në Top Channel.