Festivali i 63-të i Këngës në RTSH po afrohet dhe tashmë është shpallur lista e plotë me 30 artistët që do të garojnë këtë vit. Pas një procesi të kujdesshëm të përzgjedhjes, ku komisioni përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës shqyrtoi 85 krijime, janë përzgjedhur këngët që do të konkurrojnë në netët e festivalit. Si gjithmonë, fituesi do të ketë privilegjin të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025, që do të zhvillohet në Bazel, Zvicër.
Në këtë edicion do të ketë një përzierje të artistëve të njohur dhe të rinj që kërkojnë të shfaqen në këtë skenë prestigjioze, si Elvana Gjata, Ardit Çuni, Orgesa Zaimi dhe Kleansa Susaj. Ky kombinim midis stilit modern dhe tradicional premton një festival emocionues, i cili përçon mesazhe të rëndësishme dhe promovon vlerat e muzikës shqiptare.
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Algert Sala
Alis Kallacej
Ardit Çuni
Devis Xherahu
Djemtë e Detit
Elvana Gjata
Endrik Beba
Epos Grup
Erma Mici
Frensi Revania
Gjergj Kaçinari
Gresa Gjocera
Jet
Kejsi Jazxhi
Kleansa Susaj
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Mal Retkoceri
Martina Serreqi
Mihallaq Andrea
Nita Latifi
Olsi Bylyku
Orgesa Zaimi
Rea Nuhu
Ronaldo Mesuli
Santino De Bartolo
Shkodra Elektronike
Stine
Vesa Smolica
Ky edicion i Festivalit të Këngës do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, ku pritet të dhurojë emocione të forta dhe të sjellë në qendër të vëmendjes këngëtarët dhe artistët shqiptarë.