Në botën e spektaklit skenografia luan një rol tepër të rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për evente të mëdha muzikore. Ku kanë mbetur edhe pak ditë nga mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore “Top Music Awards”, produksioni i këtij eventi është në fazën e tij të fundit përsa i përket skenografisë. Aparaturat të cilat duken të një teknologjie të fjalës së fundit janë vendosur në skenën e pallatit të kongreseve, skenë e cila pritet të jetë madhështore.
Top Media gjithmonë na ka suprizuar përsa i përket skenografisë së Top Fest ndër vite, duke sjellë risi dhe investim për një skenografi të mirë, por duket se këtë vit në edicionin e parë të “Top Awards” duhet të presim të papriturën pasi nga fotot e para të zbulura nga skenografia e këtij eventi duket se do të shohim për herë të parë në shqipëri një skenë të vërtetë gjigande dhe madhështore, e ku gjithçka mbetet vetëm për t’u shijuar kur të ndizen dritat e mëdha e çdo gjë të jetë gati më 24-Qershor në pallatin e kongreseve, ose përtej ekranit të televizorit për ata të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë biletën e tyre për “Top Music Awards”.