Të dhënat shkencore tregojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2015, përdorimi i antibiotikëve nga njeriu u rrit me 40-60 përqind.
Sipas ekspertëve, nëse gjërat vazhdojnë me këtë ritëm, deri në vitin 2050 numri i të sëmurëve nga rezistenca ndaj antibiotikëve do të arrijë në 10 milionë. Situata tregon qartë se njerëzit po përdorin më shumë antibiotikë seç duhet.
8 efektet anësore të antibiotikëve – Rezistencë e infeksioneve ndaj antibiotikëve – Shumë njerëz në botë po vdesin çdo vit si pasojë e baktereve që janë rezistentë ndaj antibiotikëve.
Kjo rezistencë krijohet nga keqpërdorimi dhe tejpërdorimi i antibiotikëve, por edhe për faktin se antibiotikët gjenden edhe në ushqim, veçanërisht në produktet e mishit dhe bulmetit.
Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë shumë sëmundje që prekin fëmijët dhe të rritur. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se përgjatë vitit 2018 do të bëhet monitorimi i të gjithë rrjetit të farmacive për të ndaluar dhënien e antibiotikëve pa recetë.
Infeksionet kërkojnë më shumë kohë për t’u larguar – Për shkak të përdorimit të antibiotikëve, njerëzit e prekur nga infeksionet shërohen më ngadalë. Infeksionet urinare dhe pneumonia trajtohen me më shumë vështirësi. Antibiotikët që deri më tani përdoreshin kundër infeksioneve urinare, nuk janë më efikasë.
Alergjitë dhe azma
– Ekspozimi ndaj antibiotikëve ka dyfishuar rrezikun e amzës për fëmijët dhe rritjen me 50 përqind të alergjive si pasojë e pluhurit dhe polenit thonë studimet.
Dehidratimi – Diarea është një efekt anësor i fortë i antibiotikëve. Ky problem mund të shkaktojë probleme të tjera siç janë dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.
Lodhja Kronike – Përdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë plogështi dhe lodhje kronike që largohet me vështirësi. Kjo konfirmohet nga shumë pacientë që thonë se pas marrjes së antibiotikëve ndihen më të lodhur dhe më të pafuqishëm.
Enjtje dhe nxirje të gjuhës – Amoksicilina është një antibiotik që shkakton enjtje dhe nxirje të gjuhës. Përpos kësaj, efektet anësore të këtij antibiotiku janë diarea, dhimbjet e barkut, të vjellat, dhimbje koke e të tjerë.
Çrregullime të ciklit menstrual – Përdorimi i antibiotikëve shkakton çrregullime të ciklit menstrual tek femrat. Antibiotikët dhe hormonet përpunohen nga mëlçia dhe ilaçet ndikojnë në metabolizimin e estrogjenit tek femrat. Prishja e këtyre ekuilibrave nga antibiotikët manifestohet menjëherë me çrregullime të tilla.
Probleme mendore – Një sërë antibiotikësh shkaktojnë dëmtime nervore të pariparueshme. Përdorimi i tyre shoqërohet me efekte anësore si depresioni, mjegullimi i trurit, haluçinacione etj. Kohëzgjatja e këtyre efekteve anësore është në varësi të organizmit të pacientit, por shpesh ato zgjasin për javë të tëra.