Ndërsa publiku ishte mësuar për më shumë se 10 vjet në bashkëprezantimin e Marinës me Manushin, tashmë do të ketë një qasje të re.
Manushi, pasi të prezantojë të hënën “Procesin Sportiv, ku ka mbetur “beqar”, do të duhet të zhvendoset në studion ngjitur ku do të takojë një prej motrave Vjollca, të shtunën në mbrëmjen, në programin më të ri në Top Channel.
Por duket se Manushi nuk do të jetë i vetmi partner i Luanës, pasi Top Channel ka “thirrur sërish në apel” një prej “gangsterëve” të humorit, Gent Hazizin.