Ndërtimi i shtëpisë më të famshme në Shqipëri kap shifrën e mbi 1 milion dollarëve. Kjo shtëpi i është përshtatur lojës që do të zhvillohet sipas një strukture, e organizuar në mënyrë krejtësisht të veçantë, duke mos pasur asnjë gjë të përbashkët me formatet e kaluara. Hollësitë dhe strategjitë e shtëpisë “fizike” mbeten për tu zbuluar jo vetëm për publikun, por edhe për konkurrentët në momentin e fillimit të lojës.
Banorët e shtëpisë “Big Brother” këtë vit përveç strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re. Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për tu kujdesur për dy kafshë shumë të egra. Në fakt ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë , dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë se çfarë do të jetë.
Autorët kanë vendosur rregulla të forta për banorët në mënyrë që përkujdesja ndaj tyre do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi. Banorët do të kenë mundësi të shijojnë receta dhe gatime nga më të sofistikuarat në botë në saj të një surprize të madhe. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të “Big Brother”.
Mastershefi do të gatuajë receta fantastike që të befasojnë jo vetëm banorët që do t’i shijojnë ato, por edhe publikun që do t’i ndjekë nga shtëpia. Duket se gjithçka është gati për të pritur konkurrentët e rinj, që ashtu si çdo vit ndodh, do të fitojnë vëmendjen dhe zemrat e të gjithëve.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, po krijohet edhe Motra e “Big Brother”, që hyn në lojë me të njëjtin rol si të Vëllait të Madh. Ajo është “kujdestarja e shtëpisë” dhe ka për qëllim të ndryshojë fatin e banorëve, t’i vendosë ata në prova të ndryshme, por edhe mund t2i largojë nga shtëpia./Balkanweb