“Love Story” – programi i ri i formatit dating që nis të hënën në Tv Klan – do të ketë në qendër të tij Saimirin, një djalë simpatik 33 vjeç në kërkim të dashurisë. Në faqen zyrtare në Instagram, “Love Story” ka zbuluar jo shumë detaje, duke u mjaftuar vetëm me informacione të pakëta për Saimirin dhe së fundmi prezantoi edhe opinionistët e programit. Megjithatë burime të sigurta për Anabel.al kanë zbuluar disa informacione për protagonistin si edhe mënyrën si do të organizohet programi.
https://www.instagram.com/p/CFtsA8HgCwX/?utm_source=ig_embed
Saimiri, i diplomuar për financë, zotëron disa biznese të suksesshme në Gjermani, duke përfshirë tre restorante italiane dhe një kompani taksish. Dy nga pasionet e tij më të mëdha janë udhëtimet dhe palestra.
https://www.instagram.com/p/CF3-vpgAquZ/?utm_source=ig_embed
Takimet me vajzat pretendente për t’i rrëmbyer zemrën do të bëhen kryesisht në “Shtëpinë e Dashurisë” – një vilë ku Saimiri jeton. Vajzat konkurrente janë të gjitha mbi 22 vjeç dhe kanë përfunduar studimet në fusha si: drejtësi, financë, menaxhim biznesi, shkenca sociale etj. Disa prej tyre janë shkrimtare, balerina, modele, stiliste etj.
Përpos “Love Story”, në Tv Klan do të transmetohet edhe “Daily Love Story”. Revista Class zbuloi se DLS do të jetë një program i përditshëm, nga e marta në të premte, ku do të tregohet gjithçka që nuk shfaqet në spektakël. Në programin e idetuar nga Ilda Lumani, “prapaskenat, intervistat ekskluzive, diskutimet do të përbëjnë thelbin e këtij mini-show, që ka si qëllim të zbulojë më mirë karakteret e formatit,” shkruan Class.
Për veshjet e saj në program, prezantuesja Alketa Vejsiu ka zgjedhur markën e njohur italiane me bazë në Firence, Ermanno Scervino. “E lumtur që në këtë sezon televiziv do të jem testimonial i një prej markave më të mira të modës së lartë italiane,” shkroi ajo në Instagram.
Në fund të gushtit, Vejsiu sqaroi se “Love Story është një format unik që ngjan vetëm me veten e tij dhe përmes këtij formati “synojnë të bëhen një shembull dhe model frymëzues dhe emancipues për rininë shqiptare, për mënyrën se si me elegancë dhe respekt veçanërisht një djalë duhet të manifestojë ndjenjat ndaj një vajze”.