Megjithëse Festivali i Këngës është përpjekur t’i mbajë deri në fund sekret, fansat e Eurovision nuk mund të presin. E kemi fjalën për jurinë e Festivalit të RTSH, e cila do të prezantohet gjatë mbrëmjes së sotme gjysmë finale.
Sipas faqes Eurovision Kosovo, tre emrat e parë të jurisë pritet të jenë Limos Dizdari, Adrian Hila si edhe këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismaili, të gjithë këta emra të njohur të artit në Shqipëri.
Por kush do të jenë anëtarët e tjerë të jurisë? Na pritet ta zbulojmë nga Adi Krasta sonte në gjysmëfinalen e dytë të FiK në RTSH./IMA/