Kohë më parë, Zanfina Ismajli ishte prezente me projekte muzikore e me këngë që i rezistuan kohës.
Përmendim këtu “Ti s’do t’ja dish për mua”, “Gajdexhiu”, “Dy motra 1 frajer” etj.
E ftuar në emisionin “Tetë a Tetë” me Adelina Ismajlin, Zanfina ka treguar vendimin e saj final përsa i përket muzikës.
“U kam hequr dorë përfundimisht nga muzika”, – u shpreh Zanfina. “Aktualisht po merrem me dy profesione paralele dhe nuk dua të bëj më muzikë. Jeta në muzikë është stresuese dhe jam shumë e lodhur”.
Meqë vitet e fundit, këngëtarja nuk ishte aq aktive në muzikë menduam se ishte në punë e sipër për projekte të reja, por paska qenë e kundërta.