Të gjithë ata fëmijë të viteve 80-90 me siguri e mbajnë mend emisionin e përrallave në Televizionin publik dhe kur mezi prisnim të uleshim përpara televizorit për të ndjekur përrallat e treguara me aq mjeshtri dhe dashuri nga aktorja Marika Kallamata.
Për nostalgjikët e këtij lloj formati por më e rëndësishmja për të vegjelit, në ekranin e Bang Bang (Digitalb) rikthehen legjendat më të bukura me historitë e trashëguara brez pas brezi, në emisionin më të ri “Shtëpiza e përrallave”. Përrallat do të tregohen në studion e emisionit, ku nuk do të mungojnë fëmijët, nga Zanat e përrallave. personazhe të interpretuara nga aktoret Antela Hodo dhe Merita Dubulla.
Cdo ditë, nga e hëna në të premte ora 17:30, në Bang Bang.