YouTube ka nisur nga sot shërbimin e ri të transmetimit live streaming në formatin 4K për të dy tipologjitë e video, si 360° dhe videove standarde.
Eventi i parë që i ka hapur rrugën këtij transmetimi ka qenë Game Awards, i transmetuar sot në orën 15.00 me performancën live të duos ikonë të hip-hop-it Run the Jewels dhe prezantimin e disa video lojrave, si Mass Effect: Andromeda and The Legend of Zelda: Breath of the Wild.
Youtube do të përdorë deri në 60 imazhe për sekondë. Një avantazh ky mbi konkurrentët e tij si Facebook, ku përdoruesit mund të transmetojnë video me resolucion deri në 720p për 30 fps dhe Twitter përmes Periscope me po të njëtën frekuencë.
Kompania gjithashtu prezantoi suportin për HDR në fillim të këtij muaji.