Ka kaluar kohë e gjatë që nga debutimi në internet i YouTube: ishte viti 2005 kur bashkëthemeluesi Jawed Karim publikoi “Me at the zoo”, videoja e parë që do të ngarkohej në serverat e platformës. Atëherë ngarkimi i lejuar ishte vetëm në formatin 320 × 240 pixel dhe me aspect radio 4:3. Sot, portali ofron video në formatin 4K, 360 shkallë, në 3D, dhe realitet virtual. Pas dymbëdhjetë vjetësh, një restyling është një domosdoshmëri.
Look-u i ri i YouTube
Grupi i krijuesve në Mountain View ka zbuluar sot look-un e ri të YouTube. Një evolucion jo vetëm estetik, por edhe funksional, i cili ndikon si në ndërfaqen e desktopit, ashtu edhe në aplikacionet për smartphone dhe tablet. Këto të fundit do të kenë një layout optimal për videot në shtrirje vertikale, do të inkorporojnë komanda që të kalojnë dhjetë sekonda (para dhe mbrapa) me një prekje të lehtë të dyfishtë në ekran, do të lejojnë qasje në videot e ngjashme pa ndërprerë shikimin dhe shumë më tepër. Gjithashtu versioni mobile ofron mundësinë për të ndryshuar shpejtësinë e riprodhimit.
Duke u fokusuar në versionin e YouTube të arritshëm nga browser i një kompjuteri desktop dhe laptop, duke filluar nga sot, UI i ri është i disponueshëm për të gjithë në nivel global. Një restyling në stilin Material Design, ku shfaqen veçori të tilla si mundëssia për të kaluar në temën e errët në çdo kohë për të shmangur lodhjen e syve gjatë sesioneve të navigimit natën duket se do të jetë mjaf i pëlqyer nga përdoruesit.
YouTube ndryshon logo
Një restyling i ndërfaqes nuk mund të vinte pa një logo të re. Rezultati është bashkimi midis një ikone dhe një markë, një imazh i projektuar për të përshtatur çdo lloj ekrani: kur ka pak hapësirë, për shembull në një smartphone, ikona është e mjaftueshme për të komunikuar identitetin e YT, ndërkohë që versioni i plotë i logos shfaqet pa probleme në ekranet më të mëdhenj si të tabletit dhe kompjuteritù.
Logo e re e Youtube