YouTube ka zbuluar se ka hequr mbi 8 milion video në tre muajt e fundit të vitit 2017.
Publikimi i raportit të parë tremujor dëshmon se shumica videove të fshira nga database i Youtube ishin spam ose përmbajtje për të rriturve, që bien ndeshë me rregullat dhe kusjhtet e përdorimit të platformës.
Faqja në pronësi të Google thotë se ato “përfaqësojnë një pjesë të një përqindje të shikimeve totale të YouTube gjatë kësaj periudhe kohore”.
Shifrat e publikuara nuk përfshijnë përmbajtjen e hequr për shkeljen e të drejtës së autorit.
6.7 milionë e videove kanë kaluar fillimisht në një proces verifikimi nga sistemi i automatizuar ku 76% e tyre janë eliminuar para se ato të merrnin shikime.
Duke filluar nga viti 2017, Youtube ka vene shërbim të komunitetit të përdoruesve një staf i cili monitoron mbarëvajtjen e platformës nga përmbajtje që mund të prekin sensibilitetin e përdoruesve dhe shkelin rregullat e platformës.
Deri në fund të vitit 2018, Google planifikon të ketë 10,000 punonjës të fokusuar në heqjen e përmbajtjes së papranueshme.
Për të ndihmuar procesin, YouTube i kërkon vetë krijuesit që të ndihmojnë në identifikimin e videove që nuk respektojnë linjën e rregullores. YouTube ka vënë në dispozicion një pyetësor për të plotësuar kur ngarkojnë një video ku deklaron se çfarë përmbajtjeje të papërshtatshme mund të përfshijë videoja. YouTube testoi pyetësorin e vetë-çertifikimit me 15 krijues, por tha se ajo ka në plan të zgjerojë testin për disa qindra krijues të tjerë së shpejti.