Pas lajmeve të publikuar nëpër mediat sociale, për një largim të mundshëm të drejtorit të Përgjithshëm të RTV ‘Ora News’, Ylli Rakipi përgënjeshtron përmes një deklarate.
“Jam në krye të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i RTV Ora News. Lajmet e publikuara nëpër rrjetet sociale janë tërësisht të pavërteta”, ka deklaruar Rakipi.
Reagimi i drejtuesit të RTV ‘Ora News’, erdhi pas lajmeve që qarkullonin prej ditësh në rrjetet sociale, lidhur me pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Informacionit, Ilva Tare dhe largimit të tij nga pozicioni i drejtuesit. Ylli Rakipi ka marrë detyrën e tij si drejtor i Përgjithshëm në RTV ‘Ora News’, më 20 gusht të këtij viti.
Burimi | Shekulli