Një tjetër skandal ka pushtuar botën e kinematografisë.. Bëhet fjalë për serialin e famshëm “Gossip Girl” dhe protagonistin e tij , aktorin Ed Westwick. Ky i fundit është akuzuar nga aktorja Kristina Cohen se ka abuzuar seksualisht me të.
Aktorja pretendon se përdhunimi ka ndodhur në shtëpinë e Ed , para tre vitesh , kur ajo kishte shkuar atje për vizitë me një producent. Sipas 27 vjecares , ylli i “Gosip Girl” ka kërkuar që të tre ata të kryejnë marrëdhënie.
“Unë doja të ikja kur Ed sugjeroi që ne të tre të kryenim marrëdhënie. Por producenti nuk donte ta vinte atë në siklet duke ikur.”- është shprehur Cohen në postimin e saj në Facebook. Ajo më pas shprehet se ai i kishte thënë që ajo mund të flinte e vetme në dhomën e tij të miqve e më pas i ka shkuar në dhomë dhe e ka përdhunuar. “I kërkova që të ndalonte, por ai ishte shumë i fuqishëm. Isha paralizuar!”-shkruan ajo.
Kristina Cohen thotë gjithashtu se pas kësaj ngjarjeje , ajo ka tentuar të flasë me producentin e atëhershëm, por më kot. Ai i ka kërkuar mos të flasë pasi Ed Westwick është një njeri i rëndësishëm dhe ai mund të shkatërronte gjithë karrierën e saj dhe kështu ajo heshti për të mos qënë “ajo vajza”. Por sot, ajo shton se është e lodhur duke e mbajtur këtë sekret përbrenda.
E menjëhershme ka qënë replika e Ed Westwick ndaj kësaj akuze, i cili ka mohuar gjithçka.
“Nuk e njoh këtë femër. Nuk i jam imponuar kurrë në asnjë mënyrë asnjë femre dhe sigurisht që nuk kam kryer kurrë përdhunim.”-ka shkruar Westwick.
Kujtojmë se seriali “ Gossip Girl” ka qënë një nga serialet më të ndjekur në të gjithë botën duke rrëmbyer zemrat e miliona fansave.