Një vendim skandaloz i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka ardhur në ambientet e RTV Ora përmes të cilit parashikohen 4 gjoba me një shumë prej 4 milionë lekësh dhe mbyllje aktiviteti.
Pas shqyrtimit të materialeve, grupi Yldon Media Group ka vendosur të ndjekë disa hapa ligjore. Së pari do të apelohet vendimi i ISHSH në Gjykatën Administrative të Tiranës.
Së dyti do të paraqitet një padi për procedim penal ndaj kreut të ISHSH Vjollca Braho dhe stafit të ekspertëve që hartuan aktin.
Ndërkohë Bordi i Yldon Media Group siguron se transmetimet në TV Ora, Ora News, Radio Ora News, web oranews etj do të vazhdojnë pa ndërprerje.
I sigurojmë shikuesit tanë se nuk do të ndalemi por do të jemi këtu duke transmetuar të vërtetën siç është, dhe duke i dhënë mundësinë gjithkujt të thotë atë që mendon./ I.M-