Nga 16 shtatori nis një rrugëtim i ri mediatik për Ora News. Tashmë në transmetim si televizion gjeneralist nën logon e Radio Televizionit Ora.
Jo vetëm lajme. Vizion i ri. Programacion i plotë për çdo grupmoshë. Gjithçka në interes të publikut.
Argëtim dhe informim, talk show, spektakël, seriale televizive, telenovela, programe aktualiteti, politike, ekonomie, kulture, arti, sporti.
Një investim i ri në formate unikë, gazetarë, moderatorë dhe imazhe të dashura për publikun.
Protagonistët e ngjarjeve të ditës, historitë personale, investigimet, jeta sociale, shëndeti, stili, moda, udhëtimet dhe gjithçka doni nga ekrani juaj do t’i gjeni tek Radio Televizioni Ora.
Sepse do të jetë Ora për të gjithë, kudo, brenda e jashtë kufijve, nga lajmi i fundit tek prodhimet e mëdha televizive të varietesë, reality dhe spektakleve.
Por surprizat e një sezoni të ri nuk mbarojnë këtu. Ora News, televizioni më i ndjekur informativ do të jetë sërish në transmetim, por tashmë aty ku për vite me radhë ju ka shoqëruar Channel One. Lajmi i fundit, ngjarjet e ditës nga vendi e bota, zhvillimet në kohë reale, lidhjet direkte me vendgjarjet më të rëndësishme, do të vijnë në televizionin e parë për lajmin e fundit, Ora News.
Dhe për të mos humbur asnjë çast lidhjen me gjithçka ndodh rreth e larg jush, në valët e Radio Orës në 96,7 MgHz gjeni informacionin dhe argëtimin që do t’ju bëj shoqëri përgjatë 24 orëve.
Që nga nisja e ditës, një paketë e plotë mediatike do të jetë në dispozicionin tuaj në platformën Digitalb, në kanalet 43 me Orën dhe 44 me Ora News, kudo flitet shqip, në çdo qytet e kontinent edhe në livestream.
Kjo është paketa mediatike e të gjithë familjes, që mund të ndiqet nga kudo prej 16 shtatorit.
/Ora News.tv/