Xuxi, anëtari i katërt në “The Voice…”

Pas prezantimit të Alban Skënderaj, Rona Nishliut dhe Besës, trajneri që plotëson katërshen fantastike të “The Voice of Albania 6” është Xuxi.

Xuxi është një nga artistët më urban dhe eksperimental në Kosovë. Naim Bujaku, i njohur me emrin artistik Xuxi, fillon karrierën e tij artistike në vitet ‘80, si pjesëtar i grupit “Sahara”. Ndonëse kaloi shumë vite në emigracion, Xuxi nuk u shkëput kurrë nga muzika. Rikthimi i tij në Kosovë, e bëri të fillojë menjëherë punën për albumin e tij të parë, që pati super hite si ‘Funky ty të zëvendëson’ apo një prej baladave më të bukura të muzikës moderne shqiptare “Eja me merr”. Albumi numëron 8 këngë të stilit funky.

Një tjetër pasion i tij i vjetër është radio. Ai punon si moderator, ka një program të vetin, të cilin e drejton prej vitesh. Xuxi bën pjesë në gjeneratën e artistëve të Kosovës, të cilët revolucionarizuan kulturën muzikore.

Se çfarë do të sjellë ai në skenën e ‘The Voice of Albania” mbetet për t’u parë!

ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
Source: The Voice

TË NGJASHME

Next Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist