Puntata e javës së kaluar në “Xing me Ermalin” në TV Klan, ishte ajo që e shoqëroi me një fortunë debatesh dhe replikash dy mediat kryesore shqiptare. Ishte Kelvi Kadilli ai i cili ironizoi Ermal Mamaqin për vjedhjen e një prej pyetjeve tradicionale të tij dhe nga ku nisi një debat tepër i gjerë, duke arritur deri në publikimin e të gjitha “imitimeve” të Ermalit në emisionin e tij, frymëzim nga emisionet e huaja.
Episodi i kaluar, ishte mjaft i përfolur edhe për rrëfimin e Agron Llakaj, i cili u rrëfye rreth largimit nga Portokalli.
Alida Duka së bashku me Varrosi i grupit OTR do të jenë përballë Ermal Mamaqit për të na argëtuar të shtunën e ardhshme. A do të përfliten ata aq shumë sa episodi i kaluar? Na pritet fundjava e ardhëshme për ta parë.