Seriali i mirënjohur turk “Cesur ve Guzel”, i cili shënoi një audiencë rekord në Turqi, tashmë është gati për të nisur startin e tij në Televizionin Klan.
“Cesur ve Guzel” do të vijë me emër të përshtatur në shqip si Xhesuri dhe e Bukura.
Ai do të startojë mbrëmjen e sotme me tre epsiode premierë (një episod normal turk), duke na shoqëruar çdo fundjavë në ekran.
Tahsin është kreu i familjes Korludag, pasuria dhe influenca e madhe në shoqëri bën që të gjithë t’a kenë frikë dhe t’a respektojnë. Nuk ekziston një vend apo person në qytet të cilin ai nuk e kontrollon. Ai është baba i dy fëmijëve; i biri Korhan është zhgënjim total për të atin; Tahsin do shumë Syhan (Tuba Buyukustun), vajzën e tij të zgjuar dhe të bukur.
Bashkëshortja e Korhanit rreket pa sukses të ngelet shtatzënë. Ajo shkon deri aty sa tenton të vrasë kunatën e saj, Syhan, nga frika se mos ajo lind para saj trashëgimtarin e familjes.
Mirëpo planet e saj djallëzore dështojnë kur një i huaj, i pashëm dhe i çuditshëm, futet në histori duke shpëtuar jetën e Syhan.
Shpejt ai bëhet i dashuri i Syhan (e cila po shtynte një fejesë pa dashuri) dhe zë vendin e djalit për të cilin Tahsin gjithmonë ka ëndërruar. Por, ajo që askush nuk di është se hakmarrja (ndaj Tahsinit) qarkullon në venat e Xhesurit (Kivanc Tatlitug) dhe shfaqja e tij nuk ishte aspak rastësi./IMALBANIA.COM/