Opinionistja e Love Story Talk, Xhensila Pere, ka vendosur që t’i drejtohet ligjërisht drejtësisë pas debateve që ka pasur me Robert Aliajn. Këtë të martë, ajo tha se nuk e di se në çfarë roli ndodhet në program Aliaj, ndërsa u shpreh se fyerjet non stop të tij kanë nisur me një status dhe përfunduan me një “deklaratë të shëmtuar” të hënën.
“Nuk e di këtij zotërisë në çfarë roli duhet t’i drejtohem, sepse nuk e di ai zotëria në çfarë roli ndodhet këtu. Në rolin e babait, opinionistit, apo gjykatësit? Sa i përket fyerjeve non stop që kanë nisur me një status dhe përfundojnë me këtë deklaratë shumë të shëmtuar dhe nuk e kuptoj se ku do të ulet më shumë ai zotëri, unë nuk e kam fuqinë për ta bërë, kështu që ua kam kaluar organeve kompetente të cilët falë zotit në 2022 kemi ligje që mbrojnë kur një personazh publik fyhet dhe denigrohet figura e saj publikisht. Sot e kam me figurë dhe me emër e mbiemër që dikush më ofendon dhe cënon”, tha Xhensila.
Por çfarë deklaroi një natë më parë Robert Aliaj?
“Pastaj edhe kur e them tronditem nga ajo që ndodhi me ngjarjen me Xhensilën. U largova, por do ta them Alketa, u largova sepse kishte shumë gjëra që mund të thoja tronditëse fare që njerëzit i dinë. Boll të shtypësh emrat në internet. Unë si prind të kem përballë një femër që ka një të kaluar të tillë nuk do e doja në jetën time. Nuk desha ta ul veten në atë nivel dhe u largova. U largova për të mos shkuar më poshtë. Nuk më vjen mirë fare që vihem përballë njerëzve që ndoshta nuk do ishin në televizion sot”, tha Robert Aliaj.