Pas thashethemeve dhe aludimeve se Xhensila Pere, një nga ish banoret e “Big Brother Albania 8” do të ishte pjesë e një filmi turk, ajo ka vendosur te japi deklaratën e saj te parë rreth kësaj cështjeje eksluzivisht për Info Media Albania. E kontaktuar nga ana jonë ajo është shprehur si më poshtë :
“Arsyeja e shtyrjes të bileteës time të kthimit , ka ngjallur një kureshtje të madhe , qoftë për mediat, qoftë për fansat e mi. Por gjëja me e bukur e gjithe kesaj eshte shqisa e gjashte e mediave dhe gazetareve. Xhensila ka pasur disa takime , me rregjisorë të kinematografisë turke dhe menaxhere të kengetarëve të famshem në Turqi. Janë bërë disa bisedime dhe oferta të ndryshme. Por theksoj asgje e konkretizuar. Për momentin dua të shijoj dhe këto pak ditë pushimi që kanë ngelur dhe më pas do filloj të shqyrtoj ofertat e mara , që do të thotë do rishikoj ate që më ofrohet bashkë me menaxherin tim i cili kujdeset për vazhdimësinë e karrierës time “
Lexo më shumë : Xhensila e BB8 merr ofertë për aktore në një serial turk?
Xhensila Pere, përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Exclusive of the World” që u organizua pak ditë më parë në Turqi, por nga ky event nuk morri asnjë vlersim.
IMA/ J.Kasaj