Xhensila Myrtezaj, përmes një interviste në “NIN”, i dha fund hatërmbetjeve me moderatorin Alaudin Hamiti. Ky i fundit, e pyeti me humor se “sa kohë do të kalojë derisa ta ketë sërish në emision” dhe pas kësaj, këngëtarja u shpreh:
“Jo, jo. Nuk ma do mendja. Aq më shumë tani që njihemi pak më mirë se ndonjëherë krijohen disa përshtypje, andej nga pjesa tjetër e ekranit, jo të duhura, por ka vend për ndryshim dhe përmirësim gjithmonë. Mbi të gjitha faleminderit shumë për ftesat e shumta që më ke bërë, por pikërisht tani ishte momenti që të vija.”
Më pas, Hamiti bëri shaka duke thënë se iu desh të “fuste miq”, mes tyre edhe artisten e makeup-it, Sellma Kasumoviq, mirëpo Xhensila shtoi se “nuk ka lidhje. Thjesht tani ishte momenti”.
“Ishte një inat që…të jemi të sinqertë, unë nuk jam një njëri aq gjakftohtë dhe i lë [gjërat] për në momentin e duhur që ai inati të zbehet. Nuk jam kurrë hakmarrëse, por lë atë timen të shkojë në fund.” – tha Xhensila më pas.
Në maj të vitit 2019-s, në një komunikim me reperin Don Phenom, Alaudin Hamiti zbuloi shkakun pse Xhensila nuk i shkonte në emision.
“Më është bërë një pyetje për këngëtaret që janë më të famshme tani; ka qenë Elvana, Tuna, dikush tjetër edhe Xhensila. Më pyetën se cila më pëlqen më pak dhe unë thashë emrin e Xhensilës. Që prej asaj kohe, Xhensila ka hatërmbetje. E kam ftuar në emision, në fakt koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja ka qenë: ‘Jo se nuk më pëlqen moderatori’.”
Në lojën “Haje ose Thuaje”, Xhensila u shpreh se “e kishte marrë personale”.