Ditën e djeshme, Ermal Mamaqi u vu sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe portaleve, por këtë herë jo për ndonjë sherr, zënkë apo situatë funny.
I ftuar në “Shiko Kush Luan”, në episodin që pritet të transmetohet, Ermali ka treguar se po punon për filmin e tij të ri. Jo vetëm kaq, por ai ka gjetur dhe protagonisten.
E gjitha kjo na vuri tashmë në lëvizje për të gjetur detaje të tjera për filmin, qoftë edhe për protagonisten, por “ngacmimin” e pare duket se na e ka dhënë vetë Ermali.
Aktori dhe producenti ka publikuar në Instagram një foto me Xhemi Shehun dhe shkruan: “Me Xhemi Shehun duke u ngrënë për diçka (më ha veshi)”.
Mos ndoshta Ermali po na lë të nënkuptojmë se Xhemi është pjesë e filmit të tij më të ri?
Kujtojmë këtu se Xhemi u largua nga Portokollia dhe në intervistën e saj të fundit për Revistën Who u shpreh se kishte hequr dorë nga televizioni… mirëpo, jo nga vëmendja mediatike.
Pjesëmarrja e Xhemit në një produksion filmik, sidomos me Mamaqin, nuk do të ishte terren i pashkelur për moderatoren sepse rolet e saj në Portokalli janë pritur mjaft mirë, qoftë nga publiku, qoftë edhe nga aktorë të tjerë që e kanë vlerësuar për këtë talent të saj “të fshehur”.
Gjithsesi, konfirmimin e saktë mbetet të na e japë ose Xhemi, ose Ermali… deri atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë.