Sezoni i ri në Top Channel do të sjellë shumë supriza në programacion e tij, ku do të kemi edhe moderatorë të rinjë si edhe formate të reja, ndryshe nga ato që kemi parë deri tani. Skenografia do të na suprizojë në sezonin e ri televiziv që po presim pasi do të jetë krejtësisht e rinovuar.
Në prag sezoni, brënda studiove të Top Channel po qarkullojnë edhe disa fjalë në formën e thashethemeve. Xhemi Shehu thuhet se do të jetë moderatorja e një emisioni të ri, ku si tematikë është kërcimi, por ndryshe nga ç’jemi mësuar nga të tilla formate, protagonistët e këtij emisioni nuk do të jenë personat publik, por prindërit me fëmijët. Mendohet se formati mund të jetë “Dance Moms”, reality-talent amerikan ku nënat kërcejnë me vajzat e tyre në sfidë me njëra-tjetrën për çmimin final. Por e gjitha kjo mbetet ende spekullim pasi asgjë nuk është konfirmuar.
Xhemi Shehu është një nga moderatoret e njohura të ekranit televiziv shqiptar, ajo ka drejtuar emisione të shumta si, “E Diell” apo edhe “Portokalli” sëbashku me Eneda Tarifën dhe Salsano Rrapin në sezonin që lamë pas.
IMA / J. Kasaj