Ngjarja e rëndë e cila tronditi Tiranën mesnatën e së dielës mori jetën e një të pafajshmi, atë të 60-vjeçarit, Pal Kola, rojës së ‘Top Channel-it”.
Kola, ishte në kabinën e tij, në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.
Mbrëmjen e djeshme disa orë pas sulmit kryeministri Edi rama u shfaq në ambientet e këtij televizioni, ku si për ironi nuk i kurseu lëvdatat për rendin dhe sigurinë gjatë qeverisjes së tij.
Ndonëse ndodhej në ambientin ku kishte ndodhur një ngjarje që shokoi edhe të huajt jo më shqiptarët, Rama tha me qetësi se rendi në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më mirë se sot.
Në lidhje me këtë deklaratë të tij, ka dy fjalë për të thënë edhe moderatorja e këtij televizioni Xhemi Shehu. Me anë të një postimi në “Instagram” Xhemi ka ironizuar fjalët e Rames duke shkruar krahas imazhit të vendit ku u vra Pal Kola: “Të pushoftë shpirti në paqe Pal.”
Ndërkohë më poshtë në thonjëza, ajo fut deklaratën e Ramës: “Rendi s’ka qenë kurrë më mirë se sot”.