Seriali “Fate të Kryqëzuara” apo siç njihet ndryshe “Parampaça”, vitin që sapo lamë ka patur një nga sukseset e tij më të mëdha, kjo edhe për faktin se është një ndër më të shikuarit në Turqi, por edhe më gjerë.
Këtë fakt e vërteton edhe një sondazh i bërë nga Gazeta turke “Hyrriet” rreth personazheve më të preferuar të serialeve për publikun për 2015- ën. Ku në vendin e parë janë klasifikuar dy bukuroshet e “Fate të Kryqëzuara”, Xhansu dhe Hazal të cilat janë edhe personazhet kryesore të këtij seriali.
Aktualisht edhe në Shqipëri, “Fate të Kryqëzuara” po arrin një sukses spektakolar ku ka patur një shikueshmëri mjaft të lartë duke filluar që nga 2 episodet e tij të para.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim