Një tjetër format i njohur ndërkombëtar do të vije së shpejti në kanalin tematik Living HD, të platformës Tring. Pas sukseseve si Blind Taste, Shopping Queen dhe formatit origjinal My Living, drejtuesi i këtij të fundit do të vijë në timonin e patentës së njohur angleze Shopaholic Showdown, prodhuar nga Discovery Network dhe transmetuar në kanalin TLC.
Versioni shqiptar do të vijë në emrin Shoppping Night dhe do të prodhohet nga Tring Production.
Në çdo episod, tre konkurente do të gëzojnë qasje ekskluzive në një Qendër Tregëtare, e hapur e tëra vetëm për ta. Qendra tregëtare në për sezonin e parë është ETC. Sfiduesit do të kenë pak minuta në dispozicion për të gjetur veshjen e duhur për një rast të veçantë. Sfida do të jetë e hapur për çdo grupmoshë e gjini. Kush prej tyre do të dëshmojë shije, stil dhe sensin e modës do të shpallet ylli i Shopping Night.
Xhani Shqerra, një emër i njohur tashmë për publikun në fushën e modës dhe design-it, është përkujdesur personalisht për prurjen e kësaj patente në Shqipëri. Moderatori i My Living do të jetë i vetëm në mikpritjen e konkurenteve për t’i udhëzuar drejt zgjedhjes së duhur, ndërsa fituesi do të shpallet me sëbashku me dy personazhe Vip, të njohur për stilin e tyre apo angazhimin profesional në botën e fashion.
Formati parashikohet të nis transmetimin gjatë muajit maj, në kanalin Living HD.