Xhani Shqerra bëhet pjesë e medies italiane, së shpejti nis prezantimi i programit, moderatori: Ndjehem si në qiellin e 7-ë
TIRANË– Xhani Shqerra do të jetë pjesë e medies italiane me një program që do të transmetohet në muajt prill-maj në një nga mediet e njohura italiane, që moderatori ka dashur ta mbajë të fshehtë. Në një intervistë për medien lokale të qytetit të tij të lindjes, Elbasanit, Xhani Shqerra ka deklaruar se së shpejti do ta shikojmë në televizionin italian me një program televiziv.
“Gjatë muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin, që do të jepet në një media kombëtare italiane”,– është shprehur Xhani Shqerra, duke preferuar të mos japë më shumë detaje, për të na i lënë surprizë për momentin e duhur.
Xhani Shqerra gjithashtu e ka pohuar këtë lajm në profilin e tij në rrjete sociale, ndërsa shkruan: “Po dhe më lejoni të ndjehem si në qiellin e 7-ë”.
Moderatori gjithashtu ka postuar një tjetër mesazh në rrjete sociale në shenjë falenderimi, duke treguar se ndjehet mjaft i lumtur për këtë arritje. Ai ka jetuar për shumë vite në Itali, ku edhe ka kryer studimet, dhe rikthimi për një projekt televiziv e ka gëzuar pa masë.
Marrë nga dosja.al