Nëse do të flasim për Xhani Shqerrën, është padyshim e pashmangshme lidhja e tij me stilin e të jetuarit bukur. Prej muajsh ai na ka munguar në ekran edhe pse në rrjetet sociale këshillat e tij për mënyrën e të veshurit me finesë dhe klas na kanë shoqëruar gjithmonë në udhëtimet plot zgjedhje.
Pas projekteve të cilat Xhani ka pasur si në ekran dhe në biznes ai do ti kthehet teleshikuesit në ekranin e Top Channel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori i emisioneve life style me një postim një postimi në profilin e tij në instagram, ku ka treguar se i është bashkuar familjes së Top Medias.
“Si je këtë sezon? TOP fare! Zyrtarisht në Top Media! Nder dhe kënaqesi të ndaj me të gjithë ju disa minuta televizion të bërë mirë, të bërë bukur, me pasion dhe përgjegjësi! Shihemi së shpejti!” –bka shkruar prezantuesi.
I pyetur nga stafi i #InfoMediaAlbania, Xhani është përgjigjur: “Do jem në trajtën e programeve lifestyle por paralelisht edhe me disa projekte sezonale në të cilat do të vij ndryshe.”
Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për djalin e gjatë dhe simpatik të ekranit shqiptar, i cili ka treguar se di të lërë gjurmë në historinë e televizionit dhe padyshim ku më mirë se në ekranin On Top! Ne i urojmë vetëm suksese në këtë sfidë të re dhe mezi presim ta shohim!