Këngëtarja e njëkohësisht gjyqtarja e X-Factor UK Cheryl Fernandez-Versini është protagonistja e promos më të fundit për sezonin e ri të talent show-t X-Factor ne Britani.
Në video Cheryl shfaqet e klonizuar dhe në formë të mrekulleshme fizike. Ndërkohë pjesë e jurisë këtë vit është edhe këngëtarja Rita Ora, e cila gjithashtu shfaqet në video. Ora u bë pjesë e produksionit pasi u largua nga formati konkurent The Voice, për një ofertë më të mirë bërë nga Simon Cowell.