Nis sonte në mbrëmje në ekranin e Tv Klan faza e parë e sezonit të katërt të X Factor Albania. Pas suksesit të tre sezoneve të para, nga kanë dalë 3 talentet Sheila Haxhiraj, Arilena Ara dhe Ergi Dini, vazhdon kërkimi për zbulimin e një tjetër faktorit “X” të muzikës shqiptare.
Duke filluar nga sot, çdo të hënë ora 20:00, publiku shqiptar do të ketë mundësinë të ndjekë fazën e parë të talent show-t, atë të audicioneve, ku nuk do të mungojnë talentet por edhe argëtimi në zbulimin e karaktereve të rinj që janë bërë pjesë e këtij show. Edhe këtë vit në regji është Vera Grabocka dhe në prezantim Alketa Vejsiu. Katër antarët e jurisë që kanë vlerësuar talentet në këtë fazë të parë të audicioneve janë Alban Skënderaj, Nora Istrefi, Pandi Laco dhe Miriam Cani. Ndryshe nga vitet e tjera X Factor ka ndryshuar edhe ditën e transmetimit kjo për të vazhduar konkurencën e shfaqur ndaj programit “Dancing wiith the Stars” që transmetohet në Vizion Plus.