Kohë e artë për Amazon. Pas fitores të një Golden Globe për komedinë më të mirë me Transparent, kolosi i Seattle është gati për një ndërrmarje akoma dhe më të madhe: të sjellë në ekranin e vogël mjeshtrin e kinemasë Woody Allen me një projekt të vetin.
Fituesi i katër çmimeve Oscar (Midnight in Paris, Hannah dhe motrat e saj, Une & Annie) do të shkruaj dhe bëj regjinë e një seriali tv, për të eksperienca e tij e parë, i disponueshëm ekskluzivisht në Prime Instant Video në 2016. Projekti pa titull ka gati, tashmë, një sezon të plotë, duke e kaluar kështu fazën e zakonshme të të gjitha serialeve origjinale të Amazon në prodhimin e një episodi pilot që i parashtrohet gjykimit të publikut.
Asnjë detaj nuk është zbuluar ende për subjektin e serialit. “Woody Allen është një kreativ vizionar falë të cilit kemi disa prej filmave më të mirë të të gjitha kohërave dhe jemi të nderuar që po punojmë me të për serialin e tij të parë”, ka deklaruar zevendës presidenti i Amazon Studios Roy Price. Fjalë të cilave Allen i është përgjigjur kështu: “Nuk e di si kam përfunduar deri këtu. Nuk e di nga t’ia fillojë. Druhem që Roy Price ka për t’u penduar për gjithçka”.