Will Smith prezanton trailer-in e ribashkimit të serialit Willy, Princi i Bel Air, i cili do të mbërrijë në HBO Max në 19 nëntor. Ky është një produksion special që sheh të gjithë kastin sëbashku me Smith, Tatyana Ali, Karyn Parsons, Joseph Marcell, Daphne Maxwell Reid, Alfonso Ribeiro dhe DJ Jazzy Jeff në shesh xhirimin origjinal të serialit. Ashtu si në rastin e Special Friends, i cili ende nuk është xhiruar për shkak të Covid. Më poshtë traleri…
Sinopsi
Në këtë reunion të Willy, Princi i Bel Air, Will Smith, Tatyana Ali, Karyn Parsons, Joseph Marcell, Daphne Maxwell Reid, Alfonso Ribeiro dhe DJ Jazzy Jeff do të rikthehen në shtëpinë e Banks ku janë xhiruar seritë, ku do të kujtojnë së bashku serialin revolucionar. Ky episod spcial është xhiruar saktësisht tridhjetë vjet pas datës së debutimit të serialit origjinal. Smith gjithashtu u takua me Janet Hubert, aktoren e parë të Teto Vivian, për një bisedë të sinqertë pas 27 vjetësh.
Janet Hubert u largua nga puna në fakt pas sezonit të tretë. Ka dy versione të kundërta të arsyes: nga njëra anë ajo e Will Smith dhe Alfonso Ribeiro, sipas së cilës aktorja kishte konflikte me pjesën tjetër të kastit. Nga ana tjetër, versioni i Hubert, i cila fajëson Smithin që nuk e mbështeti atë (siç ndodhi mes aktorëve të Friends) kur ajo kërkoi një rritje rroge. E gjithë kjo ndoshta do të sqarohet në segmentin që do t’i shohë ata duke folur njëri para tjetrit.