Aktori i njohur i telenovelave meksikane, William Levy, ka qenë prej kohësh një ndër personazhet më të preferuar të shqiptarëve.
Ai rrëmbeu zemrat e publikut me rolin si ‘Juan Miguel’ në telenovelën “Kujdes nga ëngjëlli ”, e më vonë me shumë të tjera që u transmetuan pas saj.
Duket se fansat shqiptarë nuk e kanë harruar aktorin, pasi i kanë dërguar atij një dhuratë speciale nga Shqipëria, të cilën William e ka publikuar në Instastory.
Ai ka marrë një anije me emrin “Albania”, disa stilolapsa e mesazhe, ndërsa i ka falenderuar fansat publikisht:
“Gjithmonë falenderues për këto detaje.”- shkruan William krahas postimit.