Një nga serialet ikon të viteve ’90 është bashkuar (virtualisht) pas 30 vitesh. E kemi fjalën për serialin me protagonist Will Smith, The Fresh Prince of Bel-Air.
Merita është e Will Smith, i cili arriti suksesin pikërisht me këtë serial me rolin e Willy. Ka qenë ai që ka organizuar gjithçka, nga eventi online deri tek kontaktet me kolegët për një video call në grup të publikuar në Snapchat: Alfonso Ribeiro (kushëriri i Carlton Banks), Tatyana Ali (kushërira Ashley Banks), Karyn Parson (Hilary Banks), Daphne Maxwell Reid (halla Vivian), Joseph Marcell (shërbëtori Geoffrey) dhe Jazzy Jeff (miku i tij Jazz).
Të qenit serish sëbashku rezultoi një mënyrë për të bërë shaka dhe rimenduar episodet më epike dhe shakatë më të famshme, por kasti i dedikoi edhe një moment të veçantë në kujtimit t[ James Avery, xhaxhai i paharruar Philip në sit-com, i cili vdiq në 2013.
Të shumta kanë qenë edhe disa informacione që janë zbuluar gjatë kësaj bisede, siç është fakti se ishte Alfonso Ribeiro ai që e bindi Will Smith që të përdorte emrin e tij në serial: “Ju më thatë ta bëj sepse njerëzit do të vazhdonin të më thërrasin me këtë emër për gjatë gjithë jetës”.