WhatsApp është aplikacioni më popullor i momentit në rang global dhe diferenca në krahasim me konkurencen është mjaft e madhe.
Nëse Telegram, Snapchat, Line dhe Viber janë konkurentët më të fortë që kërkojnë t’i afrohen WhatsApp, është thjesht një përshtypje. Në fakt, sipas të dhënave të publikuara nga SimilarWeb, shërbimi i mesazheve të shpejta WhatsApp qëndron i pari në listën e aplikacioneve të kësaj kategorie, i ndjekur nga Messenger i Facebook. Pa harruar që edhe WhatsApp është në pronësi të Facebook, për këtë motiv sfida për më të mirin ndahet brenda të njëjtës kompanië.
WhatsApp është app-i më popullor në 109 shtete, ndërsa Messenger ka pushtuar 49 shtete. Në vendin e tretë të klasifikimit gjejmë Viber që ka arritur të pushtojë më shumë se 10 shtete. Siç mund të vihet re nga grafiku në foto, pjesa tjeter e aplikacioneve të kësaj kategorie ka padyshim një pjesë të caktuar përdoruesish. Line, WeChat dhe Telegram ndajnë në mënyrë të barabartë numrin e përdoruesve duke u pozicionuar në vendin e katërt të listës.