Warner Bros. Discovery nga sot (4 shtator) ka ruenërtuar Boomerang në Cartoonito në të gjithë vendet Nordike, Turqi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Duke komentuar ndryshimin, Vanessa Brookman, zëvendëspresidente e programacionit për fëmijët dhe familjarët EMEA në Warner Bros. Discovery tha: “Kemi shumë për të festuar në këtë 100-vjetor të Warners Bros, duke përfshirë nisjen e ofertës sonë parashkollore – Cartoonito në të gjithë EMEA. Jemi të ngazëllyer për t’u zgjeruar në vende të tilla si Suedia, Danimarka, Norvegjia, Turqia, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut – Cartoonito, ofron një hapësirë të sigurt kushtuar rrëfimit argëtues, tërheqës dhe kulturor. Duke festuar individualitetin dhe origjinalitetin, Cartoonito është vendi ku fëmijët dhe familjet e tyre mund të shijojnë personazhe dhe miq të vjetër, histori nga tituj të njohur, seriale të reja origjinale dhe shumë të qeshura”.
Cartoonito është në dispozicion si një kanal televiziv me pagesë në të gjithë platformat e filialeve.