Dega holandeze e onlus-it Warchild, e cila që nga viti 1993 është e përkushtuar për të promovuar edukimin e të miturve që largohen nga zonat e prekura nga konflikti e luftrave, ka realizuar spotin Warchild Batman, një video e mrekullueshme ku tregohet një lidhje e fortë miqësie ndërmjet një fëmije sirian dhe një prej superheronjëve më të dashur të të gjitha kohërave.
Në një kamp refugjatësh në Batman dhe miku i tij i vogël kalojnë një ditë së bashku mes lojërave, shakave dhe gjesteve që prekin ndjeshmërinë njerëzore. Është vetëm një ëndërr, një fantazi e fëmijërisë, por në fund spoti përfundon me shprehjen:“Shpesh imagjinata është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga realiteti”, një realitet i egër që çdo ditë përjetojnë dhe hasen fëmijët refugjatë dhe të afërmit e tyre në rrugën e errët të qërrallë herë mund të ketë shpëtim.