Kompania e njohur Walt Disney ka rënë në një marrëveshje me 21 Century Fox, për të blerë të gjitha aksionet e kësaj të fundit duke përfshirë studiot e filmit dhe televizionit por gjithashtu edhe bizneset kabllore dhe televizionet që kompania kinematografike dispnon, gjithashtu edhe një shumë prej rreth 52.4 miliardë dollarësh në stok.
Para blerjes, 21 Century Fox do të ndajë rrjetin dhe stacionet Fox Broadcasting, Fox News Channel, Rrjetin Fox Business, FS1, FS2 dhe Big Ten Network në një kompani të re.
Sipas kushteve të marrëveshjes, aksionerët e 21 Century Fox do të marrin 0.2745% të aksioneve të Disney për secilën pjesë të 21 Century Fox.
Çmimi i blerjes nënkupton një vlerë totale të kapitalit prej rreth 52.4 miliardë dollarë dhe një vlere totale të transaksionit prej rreth 66.1 miliardë dollarë për biznesin që do të blihet nga Disney, e cila përfshin asetet e konsoliduara së bashku me një numër investimesh në kapital.