Isli Islami dhe Ori Nebijaj mesa duket nuk do të jenë më pjesë e “Wake Up”. Kështu shkruan Kryefjala.com.
Pas kaq shumë kohësh, dyshja e njohur televizive nuk do të shfaqen më në emisionin e mëngjesit.
Raportohet se Ori do të prezantojë “Për’Puthen” ndërkohë nga ana tjetër thuhet se Isli do të jetë në “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room”. Kështu bën me dije Kryefjala.
Jo vetëm kaq por është zbuluar edhe emri i parë i prezantuesit të “Wake Up”. Kryefjala shkruan se programi i mëngjesit do të prezantohet nga Blendi Salaj dhe dikush tjetër.
Më herët, Ori zbuloi në një intervistë se “Wake Up” dhe “Pushime On Top” janë dashuritë e saj më të mëdha që ka në Top Channel.
“Wake Up dhe Pushime On Top janë dashuritë e mëdha që kam në Top Channel por në këtë sezon kulmoi produksioni që u realizua për 20 vjetorin, Endërrtjerrësit. Një emision nostalgjik dhe shumë emocionues ku të gjithë kujtuam dashurinë dhe lidhjen e ngushtë 20 vjeçare që kemi pasur me ekranin më të dashur të shqiptarëve nga dita e parë e transmetimit Live e deri më sot. Për mua të isha mikpritja në shtëpinë prej xhami ku të gjithë Ënderrtjerrësit kujtuan dhe treguan sfidat e tyre në 20 vite ishte absolutisht privilegj dhe krenari. U ndjeva e nderuar”, ka thënë më herët moderatorja.