Veprimi i disa ditëve më parë i Presidentit serb Aleksandër Vucic, i cili në një postim në Instagram mbuloi me flamurin e shtetit të tij hartën e Kosovës, shkaktoi mjaft reagime në rrjet, teksa me qindra shqiptarë kane komentuar dhe kanë raportuar foton e tij. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar në Shqipëri, për kundër asaj që ka ndodhur më Kosovë, ndërsa sot ka folur për postimin Kryeministri Rama. Gjatë vizitës së tij në Kukës, ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova, Rama e cilësoi hartën e publikuar nga Vuçiç një “hartë leshi”.
Duke nisur diskutimin për vaksinimin e mjekëve kosovarë, Rama foli edhe për hartën, duke u shprehur: “U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një, e ardhmja dihet për çfarë është. Ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”.