Është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit pronari i një televizioni në Lezhë. Viktima quhet Kastriot Reçi. Edhe pse ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Kastrio Reçi është pronar i “Media plus-tv” në Lezhë.
Dy vite më parë, atij i vranë të vëllanë në Romë të Italisë.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoreve./revistaclass/