Një person i armatosur hyri në ambjentet e nje radioje ne Afganistan duke vrare dy gazetare.
Të dy gazetarët ishin rreth 20 vjec dhe vdiqën në vendin e ngjarjes, tha drejtori i Radio Hamsada, Semin Hussaini.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ata ishin në transmetim në kohën kur u qëllua ndaj tyre, kanë thënë burime policore, shkruan Reuters.
Kjo është vrasja e dytë e gazetarëve gjatë këtij viti në Afganistan. Muajin e kaluar talibanët kidnapuan dhe e vranë gazetarin, Javid Noori.
Talibanët dhe grupet tjera militante islamike vazhdimisht kanë shënjestruar gazetarët afgan. Vetëm gjatë vitit 2018 ata vranë 15 gazetarë, sipas organizatës “Reporterët pa Kufij”.